Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 00:02 në rrugën “B”, në Prishtinë.

Tutje në raport, thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime me ç’rast i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Kosovës pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Republikës së Kosovës. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime me ç’rast i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportinm e policisë.

/TV Malisheva

Share.