Policia e Kosovës ka arrestuar më 30 mars një person të dyshuar për dhunë në familje në Gjilan.

Sipas Policisë, i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij në rrugë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 30.03.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  në rrugë e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.” /TV Malisheva

Share.