Rrezart Cungu sapo është bërë kampion i Malit të Zi në kategorinë e seniorve. E për Rrezartin, ka shkruar edhe Naim Dedushaj, aktivist i mirënjohur i lobit shqiptaro – amerikan.
Postimi i plotë:
Rrezart Cungu tenisti shqiptar nga Ulqini drejt fitores se kampionit boteror .
Rrezarti sapo është bërë kampion i Malit te Zi në kategorinë e seniorve duke nderuar jo vetëm familjen e ti , Ulqinin por edhe gjithë kombin . Klubi i tenisit Bellevue, këtë fundjavë ishte nikoqir i turneut shtetëror ku garuan tenistët më të mirë të Malit të Zi.
Në finalen e turneut Rrezarti para perkrahësve të tij u shpalli kampion i turneut duke mposhtur Igor Saveliqin nga Podgorica me rezultat 6:2, 6:4. Shpreh mirënjohjen ndaj gjithë publikut dhe organizatorëve të këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv .
Rrezartit i deshirojmë suksese te tjera drejt kampionit boteror ne Tenis 👑 🏆
Nazif Cungu babain e Rrezartit dhe ish kryetar i Ulqinit e falenderojme per perkushtimin e ti dhe perkrahjen e madhe qe i ka dhene Rrezartit./ Tv Malisheva