Pandemia e koronavirusit është problemi më i madh sot në botë.

Përveç që ka marrë jetë të shumë njerëz, ky virus ka paralizuar edhe botën, me shumë veprimtari që tashmë janë ndërprerë, e kësaj nuk i ka shpëtuar as futbolli.

Kampionatet janë pezulluar, Liga e Kampionëve po ashtu, ndërsa Kampionati Evropian është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Karl-Heinz Rummenigge beson se futbolli mund të ketë pasoja të mëdha shkaku i kësaj krize globale.

“Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë na pret dhe si do të ndikojë kjo krizë në futboll në javët, muajt dhe vitet e ardhshme”, ka deklaruar Rummenigge.

“Pasojat do të jenë të mëdha, e qartë. Futbolli do të ndryshojë”.

“Unë mund të parashikoj vetëm një gjë tani. Shuma e transferimeve dhe e pagave do të ndryshojë në Evropë në mënyrë drastike. Blerjet dhe shitjet do të jenë uniforme në treg”.

Share.