Presidenti i Bayern Munchen Karl-Heinz Rummenigge ka hedhur poshtë raportet se klubi po shikon një lëvizje potenciale për sulmuesin norvegjez Erling Braut Haaland.

Bayerni aktualisht zotëron sulmuesin më të efektshëm të botë, Robert Lewandowskin. Reprezentuesi polak ka shënuar 97 gola gjatë dy sezoneve të fundit dhe mund të thyejë rekordin e Bundesligës, nëse shënon gjashtë gola të tjerë në kampionat këtë sezon.

Sidoqoftë, Lewandowski do të mbushë 33 vite në verë dhe do të jetë i nevojshëm një zëvendësim afatgjatë për të dhe Haaland është përmendur si pasardhësi i tij.

Rummenigge ka dobësuar lidhjet me 20-vjeçarin, duke këmbëngulur se ata nuk po kërkojnë të zëvendësojnë Lewandowskin.

Duke folur për gazetën gjermane “Bild”, Rummenigge tha: “Nuk e di nga kanë ardhur thashethemet. Mund të them vetëm një gjë, ne kemi futbollistin më të mirë të botës në këtë pozicion.”, tha fillimisht Rummenigge.

“Robert Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2023, dhe unë jam i bindur me profesionalizmin e tij, nëse e shihni se si ai stërvitet dhe kujdeset për trupin e tij – fundi nuk është duke u parë ende.”, shtoi ai.,

Haaland është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në botë që nga shpërthimi i tij në vitin 2019. Ai filloi duke shënuar 28 gola në 22 paraqitje për RB Salzburg, duke përfshirë tetë në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve./TV Malisheva

Share.