Zyrtari për informim i degës së Partisë Demokratike të Ksoovës në Malishevë, Sedat Sahitaj, ka thënë Nisma Socialdemokrate ka ushtruar presion tek votuesit në ditën e zgjedhjeve dhe se ka thyer heshtjen zgjedhore, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se dëshmi për këtë është edhe arrestimi i një komisioneri dhe një vëzhguesi, të cilët sipas tij, janë anëtarë të kësaj partie.

“Ditën e zgjedhjeve kisha me vlerësu të qetë, por jo demokratike, për faktin se ka pasur presione të mëdha nga oponentë politik, sidomos nga oponentët e Nismës, për këtë është dëshmia më e mirë edhe arrestimi i një komisioneri dhe një vëzhguesi të tyre, vlen të theksohet se komisioneri i arrestuar është edhe shofer i nënkryetarit të Komunës në Malishevë, është za i filmuar duke blerë vota”, ka thënë Sahitaj.

Ai ka thënë po ashtu se një dhe dy ditë para zgjedhjeve janë shpërndarë multikultivatorë për fushatë dhe se për këtë ai thotë se kanë dëshmi.

“Imagjino sa raste të tjera janë kur kemi raste kur një natë para zgjedhjeve, domethënë të premten dhe të shtunën e kaluar janë shpërndarë multikultivatorë, apo si njihen golldona, kemi të fotografuar që I kanë sjellë në Shtëpinë e Kulturës, dhe në shumë fshatra dhe ne kemi dëshmi për to”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Nisma Socialdemokrate dhe Partia Demoratike e Kosovës të cilat më 14 nëntor do të përballen në balotazh për të parin e Komunës së Malishevës. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.