Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sedat Sahitaj, ka thënë se kandidati për kryetar nga kjo parti, Isni Kilaj, ka qenë një ndër themeluesir e pluralizmit politik, ushtar e komandant i dalluar i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës i cili ka bërë një luftë të pastër dhe të dinjitetshme, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se Kilaj është i njohur tash e tri dekada për aktivitetin e tij në shoqëri.

“Isni Kilaj për komunën e Malishevës është i njohur tash e tri dekada kur dihet se zotëri Kilaj është një ndër themeluesit e pluralizmit poltik në vitet 90ta, ka qenë një ndër protaganistët kryesorë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në Malishevë, një ndër themeluesit e njësitit Lumi, komandant i njësitit Lumi, ka qenë një ushtar dhe komandant i dalluar, nghase ka bërë një luftë të pastër dhe të dinjitetshme”, ka thëmë Sahitaj.

Ai thotë se krejt kjo e bën krenarë elektoratin e PDK-së dhe të gjithë qytetarët e Malishevës, pasi që edhe vetë kjo parti e ka zanafillën nga lufta e UÇK-së.

“Kjo na bën të ndihemi krenarë ne nga PDK dhe të gjithë qytetarët e Malishevës, pasi që PDK e ka zanafillën nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.