Do ta adhuroni këtë salcë ekzotike!

Përbërësit:

– ½ qepe e grirë imët;
– 1 grusht koriandër e freskët;
– 1 spec djegës;
– kripë dhe piper, sipas shijes;
– 2 avokado të mëdha të pjekura (shtypni me pirun);
– 2 lugë lëng limoni të gjelbër;
– 2 qepë të reja të grira;
– 1 lugë e vogël susam të zi.

Përgatitja:

Në një enë përzieni qepën, koriandrën, specin, kripën dhe piperin.

Shtypni me pirun në mënyrë që të lirojnë lëngjet dhe aromat. Shtoni lëngun e limonit të gjelbër dhe avokadon.

Përzieni derisa masa të bashkohet, pastaj shtoni qepën e re. Përzieni mirë dhe qitni përbërjen sipas dëshirës.

Mund të përdorni fara susami të zi, nëse dëshironi të eksperimentoni me shijet, mbi sipërfaqe qitni shegë apo kube mangoje. /TV Malisheva

Share.