Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka vizituar Klinën e Epërme, Klinën e Mesme dhe Kuqicën, shkruan TV Malisheva.
Në takim morën pjesë edhe kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.



“Sot bashkëbiseduPDKam me qytetarët e Klinës së Epërme, Klinës së Mesme dhe ata të Kuqicës. Besimi dhe përkrahja për PDK-në është tepër e madhe në çdo cep të Drenicës.
Ne jemi të vetmit të cilët ballëhapur dalim para qytetarëve, sepse jemi të dëshmuar në të gjitha proceset. Rimëkëmbja është zgjidhja e vetme për Kosovën! SL”, ka shkruar Lushtaku. /TV Malisheva