Nënkryetari i PDK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllime familjes Demaku nga Abria me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së pesë bijve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënës Qamë.

“Paska ndërruar jetë nënë heroinë e UÇK-së, Qamë Demaku nga Abria, nëna e vëllezërve Demaku.

Ajo i dha Kosovës dëshmorin Xhevat Demaku, vajzën heroinë dhe djemtë tjerë të gjithë luftëtarë të dalluar të UÇK-së. Ajo lindi e rriti me mund e sakrificë djemtë trima, të cilët u bënë luftëtarë të zotë të atdheut” ka shkruar ndër të tjerash Lushtaku.

Postimi i plotë

Paska ndërruar jetë nënë heroinë e UÇK-së, Qamë Demaku nga Abria, nëna e vëllezërve Demaku.
Ajo i dha Kosovës dëshmorin Xhevat Demaku, vajzën heroinë dhe djemtë tjerë të gjithë luftëtarë të dalluar të UÇK-së. Ajo lindi e rriti me mund e sakrificë djemtë trima, të cilët u bënë luftëtarë të zotë të atdheut. Nëna Qamë gjithmonë na priti me zemrën e më sofrën plotë, duke na bekuar me uratat më të mira.
Ngushëllime më të sinqerta për familjen Demaku. Nëna Qamë pushoftë në amshim! SL

Share.