Mishi do të marrë aromë të mrekullueshme dhe do të bëhet i butë dhe i shijshëm

Përbërësit për marinadën për skarë:

– 100 ml vaj luledielli;
– 100 ml vaj ulliri;
– 100 ml uthull molle;
– 2 lugë të vogla kripë
– 2 thelpinj hudhre;
– 1 lugë e vogël piper;
– ½ luge të vogël spec të bluar të kuq;
– 1 qepë.

Përgatitja:

Qepën dhe hudhrën grini imët. Të gjithë përbërësit përzieni mirë.

Njomni copat e mishit në marinadë, radhisni në një enë, qitni sipër marinadën e mbetur dhe mbuloni me kapak.

Lini disa orë në ambient të ftohtë, më së miri gjatë natës.

Para pjekjes, mishin nxirreni nga marinada, kullojeni dhe hiqjani copëzat e qepës.

Piqeni një herë nga njëra anë, pastaj nga ana tjetër derisa të piqet mirë. /TV Malisheva

Share.