Kandidati për Kuvendin Komunal në Malishevë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shqipron Shala, ka thënë se rinia nuk duhet shikuar si instrument për punë nga asnjë subjekt politik, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se rinia është e përgatitur profesionalisht për të bartur përgjegjësi dhe pozita të rëndësishmë si dhe ka potencuar se në të gjitha subjektet, rinia është ajo që përdoret e që një gjë e tillë duhet të zhduket.

“Nuk duhet të shikohet rinia vetëm si instrument për punë, pasi që i kemi të gjitha përgatitjet profesionale, që në të ardhmen të bartin pozita mbi supet tona, e them me përgjegjësi të plotë se në të gjitha subjektet rinia përdoret, duhet të zhduket njëheë e përgjithmonë kjo”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se rinia nuk duhet të jetë e shfrytëzuar në kohë fushate sepse në këtë mënyrë po vazhdon trendi i ikjes së tyre nga vendi.

“Nuk duhet të jetë rinia vetëm si shfrytëzuese në kohë të fushatës, sepse duke vazhduar kështu, rinia mund të ngopet nga këto fjalë dhe të vazhdojë trendi i ikjes nga vendi, siç po vazhdon deri tani “, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.