Me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve, është mbajtur takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Habit Hajredini, drejtor në Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, tha se ky Komitet është formuar sipas ligjeve dhe ka për qëllim që të krijoj politika e mekanizma për mbrojtjen e fëmijëve. Ai tha se mbrojtja e fëmijëve është ndër prioritetet kryesore të kësaj Qeverie.

Ai tregoj edhe për hapat që Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve ka marr për krijimin e mekanizmave dhe ligjeve për mbrojtje të fëmijëve, duke shtuar se në 14 komuna janë  themeluar ekipet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Ky mekanizëm në mënyrë aktive ka mbajtur takime të rregullta. E drejta e fëmijëve jo vetëm në mekanizma që i përmenda por edhe në ligjet korrespondon si prioritet i qeverisë. Zyra pas ligjit për mbrojtjen e fëmijëve ajo është mekanizmi kryesor që monitori ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Edhe pse kemi pasur sfidave kemi pasur edhe sukses nga nxjerrja e akteve nënligjorë për këtë ligj. Në 14 komuna janë  themeluar ekipet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, tha ai.

Emilija Redxhepi, zv.kryeministre në Republikën e Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të drejtat e fëmijëve të jenë gjithmonë prioritet dhe ato zbatohen në mënyrë korrekte.

“Janë evidente përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbrojtjen e fëmijëve, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për realizimin e atyre të drejtave dhe për ngritjen e mirëqenies së fëmijëve, përpjekje këto që janë të vazhdueshme por edhe konkrete. Ne, jemi duke punuar intenzivisht dhe në mënyrë efektive për të zbatuar në plotëni Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijë si dhe politikat Strategjike për të Drejtat e Fëmijës që drejtpërdrejtë prekin interesin e fëmijëve”.

“Një ndër të arriturat më domethënëse është edhe hartimi i raportit shtetërorë për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Veprim ky që shprehë gatishmërinë dhe vullnetin e mirë politikë të Qeverisë së Republikës së Kosovës që të marrë përsipër për t’i përmbushur obligimet ndërkombëtare të cilat sigurojnë realizimin e të gjitha të drejtave themelore e të patjetërsueshme për të gjithë fëmijët në Kosovë”, tha ajo.

/TV Malisheva

Share.