Komuna e Ferizajt sot u vendos në karantinë. Por nga atje ka bërritur një lajm i mirë.
Pacienti zero J.H nga fshati Bibaj i infektuar me koronavirus pas dy testeve për COVID-19 ka rezlutuar negativ, duke shënuar kështu pacientin e parë të shëruar në këtë komunë.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt:
Pacienti zero i infektuar me koronavirus në Ferizaj, apo J.H nga fshati Bibaj pas dy testeve për COVID-19, ka rezultuar negativ, pra kemi të shëruarin e parë nga koronavirusi në Ferizaj. Këtë e konfirmoi vet ai.
Bashkëqytetarë, ndiqni udhëzimet🙏🏻izolohuni dhe fitoren në këtë luftë e kemi të sigurt/TV Malisheva