Ish-ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Sadik Fejza, është shkarkuar sot nga kjo pozitë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë ai, duke thënë se arsyeja e vetme për këtë vendim është se ai nuk ka qenë lojal ndaj Drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Lidhur me këtë, ai bëri të ditur se lajmin e ka marrë sot përmes një e-maili.

“Po është e vërtetë. Unë veç e kam pa sot që më ka ardh një email një vendim që jam shkarkuar. Arsyeja e vetme është që nuk jam paraqit lojal, nuk ka asnjë arsye tjetër”, ka thënë ai.

Po ashtu, i pyetur nga Sinjali, Fejza ka deklaruar se lidhur me shkarkimin e tij nuk do të bëjë ndonjë ankesë teksa shtoi se në pozitën e tij është vendosur drejtoresha e repartit të Infektivës, Luljeta Buqinca. /TV Malisheva

Share.