Katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile në vend kanë reaguar pas gjendjes me koronavirus duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të zvogëluar efektet e prekjes nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Në një komunikatë për media, organizatat në fjalë thonë se paralajmërimet për pezullim të kredisë janë një hap i mirë, por i pamjaftueshëm në raport me situatën, pasi nga rreth 300,000 qytetarë me kredi aktive, shumë prej tyre hyjnë në kategorinë e atyre që ndikohen nga kriza të tilla dhe do ta kenë të vështirë të dëshmojnë vështirësitë financiare si rezultat i rënies së të hyrave.

Për të dalë nga kjo gjendje, u bëhet thirrje bankave komerciale dhe institucioneve tjera financiare të pezullojnë pagesën e kredive si rregull të përgjithshëm, ndërsa pagesat e kredive të kryhen vetëm nga ata që kanë mundësi, si d he të bëhet zgjatja e afatit të pezullimit të pagesave për të paktën tre muaj.

“Me qëllim të zbatimit të këtyre masave, kërkojmë që Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) si rregullator, të hyjë në dialog urgjent me sektorin bankar në Kosovë për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për të gjitha palët”, thuhet në komunikatën e këtyre 14 organizatave të shoqërisë civile, D4D, Demokracia Plus, KCSF, GLPS, KDI, GAP, IKD, EPIK, KIPRED, INDEP, Lëvizja FOL dhe Organizata Çohu!

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rreth gjysma e familjeve kosovare nuk munden të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 euro

Share.