Vendoset që të shpallet konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes unanimisht kanë votuar që të shpallin konkursin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku tha se zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka qenë kërkesë e kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Mullhaxha-Kollçaku: Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar që kjo çështje të ketë priorite

00’14

“Në bazë të ligjit Për Mbrojtje të të Dhënave Personale ne si komision jemi përgjegjës për shpalljen e konkursit dhe kryerjen e procedural për përzgjedhjen e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Lidhur me këtë çështje ka edhe n jë përfundim nga takimi që kishim si kryetar të komisioneve me kryetaren e Kuvendit po ashtu është kërkuar nga ne që sa më shpejt ta radhisim në rend dite si çështje me prioritet. Pra kërkohet që t’i ndërmarrim veprimet e nevojshme“, tha ajo.

Gjatë kësaj mbledhje u zgjodhëm edhe anëtarët e panelit intervistues për përzgjedhjen e Komisionerit dhe ata janë Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, Sllavko Simiç, Bekë Berisha, Haxhi Shala, Ilir Tasholli, Rasim Demiri, Ganimete Musliu.

Kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmire Kollçaku propozoi që javën tjetër të ftohet ministri i Punëve të Brendshmedhe Administratë Publike, Agim Veliu që të informoj komisiTV MALISHEVA/

Share.