Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama informoi se “nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00, ndërsa nga nesër në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi”.

Kryeministri tha se “nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17:30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta”.

“Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, shtoi Rama./ Tv Malisheva

Share.