Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit që u mbajt, në një konferencë për media ka deklaruar se janë dakorduar për dy projektligje.

Teksa, projektligji i dytë për masat e përkohshme të produkteve themelore, Kusari-Lila tha se parasheh vendosjen e një çmim tavan për produktet e listës esenciale.

“Pika e parë është shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen e punëve publike, projekt ligj ky i cili parasheh kompensimin komforë të normës së inflacionit prej muajit prill të këtij viti për të gjitha kontratat publike e dorëzuar në kuvend dy javë më parë dhe tashme i ka plotësuar të gjitha kushtet që të hy në seancë të rregulltë. Projektligji i dytë është ai për masa të përkohshme e produkteve themelore në rast të veçanta të destabilizimit në treg, ky projektligj parasheh vendosjen e një çmimi tavan për produktet e listës esenciale dhe tashmë edhe ky i ka plotësuar të gjitha kushtet që të trajtohet në kuvend në seancë të rregullt”, ka thënë Kusari-Lila.  /TV Malisheva

Share.