Pesëmbëdhjetë shoqata nga diaspora iu drejtuan me një letër për gjendjen aktuale politike në Kosovë, kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Shoqatat apelojnë për një përmirësim të situatës së tendosur dhe kërkojnë mbështetje nga kancelarja.

Shoqatat shquhen për aktivitetet e tyre dhe kanë një shtrirje të gjerë në Gjermani.

Anëtarët e këtyre shoqatave veprojnë në fusha të ndryshme, si ato politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore.

Share.