Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i zgjedhur për të qeverisur komunën për periudhën katër vjeçare 2022-2026, ka filluar emërimin e stafit politik.

Sipas një njoftimi Latifi ka emëruar Fatmir Iska në pozitën e nënkryetari dhe Ali Morinën shef të kabinetit të kryetarit.

“Besnik Hoti-Drejtoria për Administratë; Berat Duraku-Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; Afrim Dina-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport; Nora Boshnjaku-Drejtoria e Punëve Inspektuese; Saranda Sallteku-Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale; Avni Morina-Drejtoria Komunale e Arsimit; Afrim Limani-Drejtoria për Buxhet dhe Financa. Albnor Mullaabazi-Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit; Erhan Morina-Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm; Afrim Oruqi-Drejtoria për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër dhe Përparim Krasniqi-Drejtoria e Shërbimeve Publike. Ende nuk është emëruar drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, Latifi./TV Malisheva

Share.