Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Me fillim prej orës 20:45 “Dardanët” do të përballen me “Furinë e kuqe”.

Faqja zyrtare e UEFA-s publikon sondazhe për çdo ndeshje që zhvillohet, e njëjtë kanë bërë edhe për ndeshjen Spanjë-Kosovë.

59 përqind e tifozëve votuan për Spanjën që do të fitojë sonte, kurse 34 përqind e tyre votuan për fitoren e Kosovës.

Shtatë përqind e tifozëve votuan që ndeshja do të përfundojë pa fitues./TV Malisheva

Share.