Ish-gazetari i Radio Kosova Lirë, Ismet Sopi ka krahasuar të bëmat e Wladimir Klitschko të Ukrainës me dëshmorin e Kosovës, Habib Zogajn, raporton TV Malisheva.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe ne kemi pasur “Klitschko” në luftën çlirimtare të Kosovës, i cili derdhi gjakun që ne të jetojmë të llirë.
“Edhe ne kemi pasur “Klitschko” në luftën çlirimtare të Kosovës, i cili derdhi gjakun që ne të jetojmë të llirë. Është ky Habib Zogaj nga Lladroci i Malishevës, i njohur me pseudonimin “Arbri”, i përjetësuar më 25 gusht 1998, në “Bajrak” të Luzhnicës, në përpjekje për t’i tërhequr shokët e luftës, të rënë një ditë më parë në luftë me trupat e okupatorit serb. “
Ai poashtu ka thënë se çdo lëvdat për popullin ukrainas është e mirë, por së pari duhet t’i lartësojmë luftëtarët dhe heronjët tanë.
“Çdo lavdatë për luftën titanike të popullit ukrainas, por t’i lartësojmë luftëtarët dhe heronjët tanë.
Habib Zogaj ishte anëtar i Klubit të Karatesë “Prishtina” i graduar me Brezin e Zi, për shkathtësinë e tij në artet marciale. Lavdi Heroi im!”