Sot do të mbajë mot me diell në Kosovë.

Temperaturat do të jenë pranverore. Temperaturat parashihet të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Clesius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë 21-30 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se nga e mërkura do të ketë ndryshim të motit dhe do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Java fillon me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura tipike pranverore. Nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK./TV Maisheva

Share.