Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 16 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4044 raste, prej tyre 3819 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 138 raste.

/TV Malisheva

Share.