Në Tiranë nis sot Fest ’58, festivali më i vjetër i muzikës së lehtë shqiptare, ngjarja kryesore artistike e fundvitit në Shqipëri.
Natën e parë shikuesit në sallë dhe ata të RTSH do të ndjekin drejtpërdrejtë 10 këngët e para, nga 20 që janë përzgjedhur për këtë festival.
I pari ngjitet në skenë Bojken Lako me këngën “Malasen”, më tej Kanita me këngën e titulluar “Ankth”, Devis Xherahu me “Bisedoj me serenadën”, Sara Bajraktari me “Ajër”, Genc dhe Nadia Tukiçi me këngën “Ju flet Tirana”, Kamela Islamaj me këngën “Më ngjyros”, Elvana Gjata me këngën “Me Tana”, Aldo Bardhi me “Melodi”, Renis Gjoka me “Loja” dhe Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”.
Këngët do të shoqërohen nga Orkestra Sinfonike e RTSH-së, Nderi i Kombit dhe do të jenë drejtpërdrejtë.
Nata e parë e Fest ’58 do të jetë një spektakël prej më shumë se 120 minuta, me regji të Vera Grabockës dhe prezantim nga Alketa Vejsiu.
Organizatorët do të sjellë jo vetëm këngët, por edhe të fshehta që do të zbulohen sot në mbrëmje në orën 21:00.