Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës është regjistruar një rast i ri me covid-19.

Kjo është konfirmuar nga IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastin në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 3488 raste me covid-19, prej tyre 3390 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 12 raste.

/TV Malisheva

Share.