Duke filluar nga sot, ditë e hënë (08.06.2020) do të rifilloj të transmetohet emisioni për fëmijë “Florinjtë”.
Pas përfundimit të edicionit të pare të këtij emisioni ku shumë fëmijë paten rastin të shfaqin talentin e tyre në fusha të ndryshme, ne do të vazhdojmë me edicionin e dytë të emisionit “Florinjtë”, I cili do të transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte duke filluar nga ora 16:00 deri në orën 17:00.
Përgjatë një ore shoqërim me ju ne do ju sjellim informacione të ndryshme në lidhje me temat që ne kemi përzgjedhur për ju, përmes të cilave ju do të mesoni shumë gjera interesante të cilat nuk I keni ditur më pare, gjithashtu përms këtij emisioni ju mund te fitoni shpërblime të ndryshme pasi që do të ketë garë ashtu si në edicionin e parë, ku fitues do të zgjedhet personi i cili është treguar më aktiv dhe ka dërguar më së shumti video/foto dhe ka marrur pëlqime më së shumti./Tv Malisheva