Përbërësit (për 1-2 persona)

– 125 gramë spageti të thata
– 3 gramë bizele të ngrira
– 80 gramë pançetë/proshutë
– 2 vezë (vetëm të verdhat)
– 1 ½ lugë gjelle me Crème Fraîche (krem djathi/kosi)
– 2 kërpudha (të prera në feta)
– Djathë Grana Padano ose parmexhan
– 2 thelpinj hurdhër
– 2 lugë majdanoz (i grirë hollë)
– Vaj ulliri
– Pak spec djegës
– Kripë dhe piper

Përgatitja

1 – Në një tenxhere me ujë të vluar, shtoni makaronat dhe lërini të ziejnë.

2 – Vendosni një tigan që nuk ngjit në nxehtësi mesatar, shtoni 1 lugë gjelle me vaj ulliri dhe më pas pançetën. Shtoni pak spec djegës për shije. Më pas, hidhni hurdhër dhe pas 2 minutash, shtoni kërpudhat. Skuqini derisa pançeta të jetë bërë krokante dhe kërpudhat të kenë marrë ngjyrë. Më pas hidhni kripë.

3 – Grini 40 gramë Grana Padano mbi të verdhat e vezës dhe përziejini.

4 – Shtoni bizelet pak para se të hiqni përzierjen me proshutë. Pak para se ta hiqni, shtoni edhe 3 lugë nga lëngu i makaronave.

5 – Kur makaronat të kenë mbaruar, kullojini, hidhini te përzierja me proshutë dhe pas 30 sekondash, shtoni edhe përzierjen me vezë dhe djathë. Uleni pak gazin dhe miksoni gjithë përbërësit. Në fund shtoni majdanoz dhe fikeni. /TV Malisheva

Share.