Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, me aktivitete të ndryshme kulturore e artistike ka shënuar sot Ditën e Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”.
Aktivitetet janë organizuar në shënim të 86-vjetorit të lindjes së shkrimtarit  Sulejman Krasniqi, emrin e të cilës e mban biblioteka komunale.
Të pranishëm në aktivitete ishin familjarë të shkrimtarit Sulejman Krasniqi, veprimtarë të çështjes kombëtare, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së.
 Në fjalën e tij, kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka thënë se ditët si kjo e sotmja janë momente reflektimi e respekti për paraardhësit tanë. Kujdesi për trashëgiminë tonë historike është obligim moral e atdhetar. Kryetari Latifi e lartësoi figurën e Sulejman Krasniqit, duke e renditur ndër figurat e rëndësishme të historisë kombëtare. Ai shtoi se, kontributi i tij letrar do të jetë frymëzim për brezat që e vazhduan luftën për çlirim e bashkim.
Albana Krasniqi, vajza e shkrimtarit, ka falënderuar kryetarin e komunës, Smajl Latifi, për organizimin e aktiviteteve në shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale në Rahovec, që mban emrin e babait, Sylejman Krasniqi.
Gjatë ceremonisë u dha Ç𝐌𝐈𝐌𝐈 𝐋𝐄𝐓𝐑𝐀𝐑 “𝐒𝐔𝐋𝐄𝐉𝐌𝐀𝐍 𝐊𝐑𝐀𝐒𝐍𝐈𝐐𝐈”, për 3 krijime letrare, të vlerësuara nga juria profesionale.
 Në fund, pjesëmarrësit patën rastin ta vizitojnë bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi”.
/TV  Malisheva

Share.