Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, se në Repartin e Emergjencës janë sulmuar dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë F.M. dhe A.H., të cilët kanë marrë lëndime trupore.

SHSKUK e dënon dhe cilëson si të pa pranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë.

Përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent, njofton SHSKUK.

Share.