Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në basketboll, që do të sjellë ndeshje interesante.

Lipjani që në fundjavë shënoi fitoren e parë (ndaj Bashkimit) do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Lipjanasit kanë një fitore dhe 16 humbje në këtë edicion, derisa skuadra therandase ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e katërt. Sfidë interesante është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit.

Bardhekaltrit janë liderë me 13 fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit renditen në vendin e pestë me 10 fitore dhe shtatë humbje.

Të enjten do të takohen Feronikeli me Rahovecin. Skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 12 humbje, kurse Vreshtarët 12 fitore dhe pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit ndodhen në vendin e tetë me 20 pikë, kurse prizrenasit kanë grumbulluar 28 pikë, duke u renditur në vendin e katërt.

Peja pushon në këtë xhiro.

Superliga – Java 20

E mërkurë

17:00 Lipjani – Golden Eagle Ylli

19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

E enjte

17:00 Feronikeli – Rahoveci

19:00 Trepça – Bashkimi

Peja pushon

Share.