Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka përkujtuar aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Deharin në 7 vjetorin e vdekjes së tij.

Ai ka thënë se mungesa e Deharit është e madhe, derisa shtoi se zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët.

“Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme”.

Ai ka thënë se idealet e Astrit Deharit do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet e përditshme.

“Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme. Drejtësi për Astritin.”

/TV Malisheva

Share.