Shefi i Grupit Parlamentar të PDK Abelard Tahiri ka konfirmuar se janë themeluar dy komisionet hetimore për energjinë ai i pozitës dhe opozitës, raporton TV Malisheva.

“Pas një beteje goxha të gjatë ne si grupe parlamentar jemi pajtuar për themelimin e dy komisioneve hetimore. S’kemi pas asgjë kundër komisionit të pushtetit, s`jemi kundër asnjë hetimi, për ne e rëndësishme realizimi i një të drejte kushtetuese ku do të hetohen 125 milion eurot dhe disa çështje të tjera’, tha Tahiri.

Ai ka thënë se dy komisionet nuk interferojnë njëri me tjetrin dhe se anëtaret e tyre janë të ndryshëm.

/TV Malisheva

Share.