Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, por edhe qarkullimit të veturave u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga presidenti Hashim Thaçi, për t’u siguruar nëse ky vendim nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Presidenti Thaçi po vlerëson se një vendim i tillë nuk mund të merret pa u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Mirëpo, analisti politik, Ramush Tahiri në një intervistë për KosovaPress, po vlerëson se kjo luftë politike ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, por edhe partive politike, në këtë kohë kur vendi po ballafaqohet me koronavirusin, mund të dërgojë vendin në kolaps.

Tahiri: Armiqësia ndërmjet Kurtit dhe Thaçit mund ta qojë vendin në kolaps

 

“Gjendjen në të cilën jemi tani por kemi edhe krizën e thellë politike dhe po shkon duke u ashpërsuar dhe armiqësuar l ufta ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Thaçi dhe ndërmjet liderëve të partive të ndryshme politike dhe po vijmë në një krizë institucionale e cila mund të shkaktojë edhe kolaps në luftimin e pandemisë së koronavirusit”, thotë ai.

Presidenti në një konferencë për media e ka treguar dokumentin që ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës vendimin e Qeverisë.

Por politologu Ramush Tahiri po vlerëson se Gjykatës Kushtetuese po i jepen të drejtat që nuk i takojnë, pasi që po interferon në menaxhimin e situatave politike dhe shtetërore për të cilat nuk është e thirrur të gjykojë.

Ai thotë se kjo kompetencë i takon Kuvendit të Kosovës, i cili me dy të tretat e votave mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Tahiri: Gjykatës Kushtetuese po i jepen të drejtat që nuk i ka

 

“Presidenti ka kërkuar që kjo masë e qeverisë de ri në vendim të suspendohet nga Gjykata. Mirëpo me gjendjen aktuale, në rrezikshmërinë e shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve mua ma merr mendja se Gjykatës Kushtetuese po i jepen të drejtat që nuk i takojnë dhe po i jipen të drejtat në menaxhimin e situatave politike dhe shtetërore që nuk e ka. Kjo Gjykatës e ka shpjegimin e procedurave, por nuk e ka vlerësimin në këtë rast të vendimmarrjeve në këso situatash. Për këtë e ka parlamenti sepse parlamenti me dy të tretat e votave edhe aktin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme që do ta bënte presidenti me dekret mund ta suspendoi ose miratoi por edhe këto vendimet e Qeverisë mund t’i suspendojë ose t’i miratojë”, thotë ai.

Megjithatë, Tahiri vlerëson se kryeministri Albin Kurti nuk e menaxhojë mirë këtë situatë, pasi që shkarkimi i Agim Veliut ishte pikënisje për krejt këtë katrahurë politike.

Ai mendon se Veliu pati të drejtë kur kërkoi gjendje të jashtëzakonshme.

Tahiri: Kurti zvogëloi rrezikun, sepse nuk e njeh natyrën e sëmundjes

 

“Shihet se Albin Kurti në këtë rast në arsyetimin në konferencë për shtyp se gjendja nuk është alarmante, se nuk kemi të vdekur, nuk kemi njerëz në respiratorë, faktikisht del që ka zvogëluar rrezikun sepse nuk e ka ditur natyrën e sëmundjes, sepse kjo sëmundje i ka fazat e veta kur përhapet dhe kur e mbërrin numrin kritikë. Ne tash kemi një vendim të Qeverisë së Albin Kurtit për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve që praktikisht i bëjnë një ora policore dhe që e kanë bërë këtë kufizim edhe Serbia, edhe Maqedonia, edhe Shqipëria që janë ballafaquar me koronavirusin. Kjo është një masë parandaluese dhe është e drejtë, e garantuar me ligje dhe kode penale. Gjithë kjo masë është e mirë nga ana e Qeverisë Kurti dhe ish dashtë të merret më herët. Ne kemi një mosdakor dim ndërmjet kryeministrit dhe presidentit të vendit sepse presidenti i vendit ka dashur me kohë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”, thotë ai.

Qeveria këtë të hënë mori disa masa shtesë për mbrojtjen nga koronavirusi, ndërsa ndër to edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00.

Por ky vendim u kundërshtua nga presidenti Thaçi

dhe të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe LDK-në

Share.