Komuna e Malishevës ka njoftuar për takimin e parë publik të kryetarit Ekrem Kastrati me qytetarë që do të mbahet më 22.06.2023 ora 11:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës.
“Temat e diskutimit:
• Informimi i qytetarëve në lidhje me projektet e realizuara për vitin 2023, si dhe projektet që janë në proces të realizimit.
• Diskutim për çështje të ndryshme me interes për qytetarët e Komunës së Malishevës.
• Të gjithë qytetarët që kanë pyetje rreth këtij diskutimi publik, mund t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të komunës; [email protected] dhe [email protected]”, ka njoftuar faqja zyrtare e Komunës së Malishevës.
/TV Malisheva

Share.