Kolegjiumi për Arsim i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës miratimin e Ligjit për Paga.
Sipas një njoftimi për media me ftesë të kryesisë së SBASHK-ut, është organizuar takimi në mes të përfaqësuesve të Kolegjiumit për Arsim në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe përfaqësuesve të SBASHK dhe BSPK.
“Kryesia e Kolegjiumit theksoi se pasojat e një greve të tillë i bartë niveli lokal, përkundër faktit që zgjidhja nuk është në dorën e tyre. Kolegjiumi është i gatshëm të ndihmoj në gjetjen e një zgjidhje, dhe ofron bashkepunim për të gjitha palët e përfshira”, thuhet ndër të tjera.
Sipas njoftimit, Kolegjiumi për Arsim bëri thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë duke uruar që palët përgjegjëse të marrin përgjegjësitë që u takojnë në interesin më të mirë të nxënësve dhe arsimit në vendin tonë./TV Malisheva