Specialistët francezë të emergjencave civile dhe efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në Durrës, zona e njohur si “Dy Gjelat”.

“Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake po kërkohet për dy trupa” bën me dije Ministria e Mbrojtjes.

Deri tani nga tërmeti i 26 nëntorit kanë humbur jetën 42 persona, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur

Share.