Të hënën më datë 19 gusht,hapet zyrtarisht, Seminari i Gjuhës,Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare edicioni i 38-të.
Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi në një intervitë për Kosova Pres tregon, se edhe këtë vit ka interesim si nga studiues  nga vende të ndryeshme, po ashtu edhe nga studentë për të mësuar gjuhën shqipe.
Edhe ky seminar do të të jetë i pasur me një laramani temash që kanë nxitur kërshërinë e pjesëmarrësve
Drejtori, Munishi tregon se në kuadër të seminarit do të ketë kurse në tri nivele, në nivelin e parë , të mesëm dhe të lartë . Përveç kurseve seminari do të ketë edhe ligjerata e tryeza të ndryeshme do të mbahen nga profesorë të ndryshëm .
Do të mbahen tryeza shkencore për Pjetër Bogdanin, dhe Anton Santorin , do të kujtohen Erik Hem , dhe profesor, Idriz Ajeti . temat kryesore të Seminarit do të jenë në fushën e gjuhësisë : Struktura e shqipes aktuale , në fushën e letërsisë : Si ëndërrohet në letërsinë shqipe  , ndërkaq në fushën e kulturologjisë tema bosht do të jetë : Rrjetet sociale, politika dhe etika
Seminari mbush 45 vjet,

Share.