Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, me shumë gjasë pritet të mungojë në ndeshjen finale ndaj Flamengos.

Holandezi nuk ka qenë në gjendje të përfundoj stërvitjen e plotë, të mbajtur ditën e enjte.

Ai gjithashtu  nuk ka qenë mirë me shëndet dhe ka humbur ndeshjen gjysmëfinale që Liverpool e fitoi 2:1 kundër Monterrery.

Liverpool do të takohet me Flamengon të dielën në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Në pozitën e mbrojtësit mund të luajë kapiteni Jordan Henderson.

Share.