I dyshuari që vendosi të dorëzohet është Arianit Avdullahu, teksa miku i tij, që po ashtu dyshohet lidhur me rastin, Ervin Jetullahu ndodhet akoma në arrati.

Avdullahu është intervistuar nga hetuesit policorë në prani në prindit të tij dhe pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje.

Jetullahu dhe Avdullahu dyshohet se pas konfliktit që patën me viktimat, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas janë larguar që aty.

Njësitë policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa tre të miturit që u plagosën u dërguan me urgjencë për në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, mbrëmjen e 20 tetorit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë edhe të pesë personave tjerë që rastisën të jenë dëshmitarë në momentin kritik.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, teksa po vazhdojnë hetimet.

/TV Malisheva

Share.