Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti nuk i ishte bindur urdhrit të inspektorit komunal për ta ndalur automjetin për kontroll si dhe kishte tentuar ta godas me autobus inspektorin komunal të Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, nuk i është bindur urdhrit të inspektorit komunal të KK-Prizren për t’u ndalur për kontroll dhe të njëjtin ka tentuar ta godas me automjet”, ka njoftuar policia.

Zyrtarit komunal i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/TV Malisheva

Share.