Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka tentuar të dhunojë një të mitur. Rasti raportohet të ketë ndodhur në komunën e Istogut.

Sipas njoftimit, dje në Stacion Policor është paraqitur e mitura dhe prindi i saj të cilët kanë deklaruar se një ditë më parë një person i rritur ka tentuar ta dhunojë.

“Më datë 22 mars 2023 rreth orës 17:30, nё Stacionin Policor nё Istog ka ardhur prindi i viktimës së bashku me viktimën ( e mitur), e cila deklaron se me datë 21.02.2023, një person i rritur ka tentuar ta dhunojë. Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimën nё prezencën e punëtorit pёr punё sociale, psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave. I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirëpo i njëjti nuk ёshtё lajmëruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/TV Malisheva

Share.