Minuta më parë, më saktësisht në ora 21:07 një termet ka goditur shtetin fqinj Serbinë, raporton TV Malisheva.
Tërmeti ishte prej 4.0 ballesh, dhe me epiqendër 11 kilometra në jugperëndim të Tregut Ri.
Dridhjet e tërmetit janë dëgjuar edhe në disa zona të Kosovës.
TV Malisheva lidhur me këtë ngjarje do t’iu mbajë të informuar. /TV Malisheva