Zyrtarja, nga Zyra për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi dhe përfaqësuesja e këshilltareve në Kuvendin Komunal të Malishevës, Hidajete Mazreku në bashkëpunim me grupin e grave kanë përpiluar planin e veprimit për mbajtjen e ligjëratave, me rastin e muajit te ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit te gjirit me moton “ZBULIMI I HERSHËM ËSHTË SHPETIM”.
Ky aktivitet do të përfshijë të dyja gjinitë, me të vetmin qëllim që identifikim i kësaj sëmundje në fillesat e saj ndihmon në parandalim, pra informimi i të dy grupeve shoqërore është shpresë për të mos u prekur fare nga sëmundja e kancerit të gjirit.
Në zbatimin e këtij plani të veprimit janë kyçur shumë grupe që nga institucionet komunale, shëndetësore,shoqëria civile dhe profesionistë të fushës mjekësore.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: text

Share.