Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sot ka takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.

“Një bisedë të mrekullueshme sot kisha edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien. Ne konfirmuam edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe lidhjen speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Facebook./TV Malisheva/

Share.