Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka nisur ditën me një video të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në videon e publikuar nga presidenti Thaçi shihen përgatitjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, aksionet e ndërmarra nga ta dhe trajnimet e tyre.

Thaçi sipër videos të shpërndarë ka shkruar se shërbimin që bëjnë policët për atdheun dhe qytetarët.

Ai po ashtu thotë se policët janë çdo ditë në mbrojtje të rendin dhe ligjit.

“Çdo ditë në mbrojtje të rendit dhe ligjit. Çdoherë në shërbim të atdheut dhe qytetarëve. HTH 🇽🇰👮♂️”, ka shkruar Thaçi.

Ditë më parë Thaçi ka shpërndarë dhe një video nga Liqeni i Ujmanit, duke e quajtur perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës./Tv Malisheva

Share.