Pas takimit Thaçi tha se ë bashku me Ramadanin diskutuan për situatën e krijuar në vend pas koronavirusit.

Ai tha se janë në përpilim të dekretit për shpalljen e gjendes ë jashtëzakonshme.

“Ishte konstatim i përbashkët që menaxhimin më të mirë të situatës së krijuar mund ta bëjë vetë qytetari dhe shoqëria, duke ia lehtësuar njëri-tjetrit këto kohë jo të lehta dhe me optimizëm që të bashkuar të gjithë do ta kalojmë, ne jemi të vetëdijshëm sepse jetojmë në këtë hapësirë ku është e përfshirë dhe Kosova ku epiqendra e koronovirusit është në Evropë. Duke pas parasysh me ato që kemi biseduar mbrëmë por edhe sot pas konsultave me Ramadanin tani më zyra ligjore e presidentit dhe kuvendit po koordinohen të finalizohet dekreti i presidentit. Prandaj dua të them në minutat viju es do të informoheni në detaje sa i përket përmbajtjes së dekretit”, tha ai.

Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme pritet të shpallet për 30 ditë me mundësi vazhdimi.

“Gjendje e jashtëzakonshme për 30 ditë me mundësi vazhdimi, apo zvogëlimi të ditëve. Kjo shpallet me qëllim të parandalimit të përhapjes me COVID-19”, ka thënë Thaçi.

Naser Ramadani që udhëheq Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se a përkrah propozimin e presidentit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme

Share.