Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi adresoi sot serish kritika ndaj Bashkimit Evropian për shkak të mos heqjes së vizave.

Ai në një konferencë për media tha se BE fillimisht duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, e më pas të kyçen në dialogun Kosovë-Serbi.

Kreu i vendit ka folur edhe gjendjes me koronavirus në Kosovë.

“E ftoj qeverinë që të tregohet shumë e kujdesshme dhe e përgatitur. Vendimet duhet të merren me kohë, mundësisht sot”, tha presidenti Thaçi.

Kosova është ndër vendet e pakta që nuk është prekur nga koronavirusi, sëmundje kjo që ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në pothuajse të gjithë botën, me epiqendër të epidemisë në Kinë

Share.