Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga vendet e QUINT-it në vendin tonë, lidhur me situatën e fundit të krijuar në Kosovë pas përhapjes së koronavirusit.

Me anë të një postimi në Twitter, presidenti ka thënë se e mirëpret komunikatën e QUINT-it për respektimin e Kushtetutës, ligjeve dhe fokusimit në luftën kundër koronavirusit, shkruan lajmi.net.

Thaçi ka thënë se në këto rrethana duhet shpallë gjendja e jashtëzakonshme.

“E mirëpres deklaratën e vendeve të QUINT-it që ndajnë të njëjtat kërkesa me ato të mijat për respektimin e Kushtetutës dhe Ligjeve, si dhe përqëndrimin në luftën kundër koronavirusit, në vend që kjo të përdoret për betejat politike. Mirëqenia e qytetarëve tanë është thelbësore, kështu që ne duhet të shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Share.